Kaloni te përmbajtja kryesore

Kush janë artistët shqiptarë që do ndajnë skenën me Goran Bregovic?

Lajmi se Goran Bregovic është i ftuar special në Festivalin e Birrës në Korçë, bëri bujë në media shqiptare. Madje, shumë artistë vendor u revoltuan se si ishte e mundur të bëhej një ftesë e tillë.
Tutje, pa kaluar shumë kohë, reperi Capital T, anuloi pjesëmarrjen në këtë Festival, pas tij edhe këngëtarja Dafina Zeqiri e shumë të tjerë, por kush janë artistët shqiptarë të cilët do ngjiten në skenën e njëjtë me Goran Bregovic?
Devis Xherahu, Aleksandër Gjoka, Elton Deda, Redon Makashi, Orgesa Zaimi, Endri dhe Stefi Prifti janë vetëm disa nga ata të cilët do performojnë në Festivalin e Birrës në Korçë.

Tutje, Besa Kokëdhima, Eni Koçi, Genc Prelvukaj, ishin ndër emrat që reaguan që në fillim dhe që kërkuan që të anulohej pjesëmarrja e Bregovic, madje të mos mbahej Festivali./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button