Fundi i FPF-së, UEFA po vjen me rregulla të reja
Viti 2020 mund të jetë i fundit sa i përket aplikimit të rregullit të Fair Play Financiar të vendosur nga UEFA pasi ai pritet të largohet së shpejti dhe organi më i lartë i futbollit evropiane pritet të propozojë një ide të re për ta ruajtur pragun e shpenzimeve të klubeve.
Ka raporte se UEFA do të zëvendësojë Fair Play Financiar me një kufi mbi pagat e klubeve për lojtarët dhe një taksë luksoze po ashtu, duke kufizuar faturën e pagave në 70 përqind të të ardhurave.
Sipas gazetës ”The Times”, planet do të paraqiten muajin tjetër dhe UEFA shpreson që t’i bëjë zyrtare ndryshimet vitin e ardhshëm.
Nëse klubet shkelin atë kufi, atëherë ata duhet të paguajnë një taksë luksi që rishpërndahet te klubet e tjera.
Sidoqoftë, eksperti sportiv i ”New York Times”, Tariq Panja tashmë ka paralajmëruar se taksa thjesht do të faktorizohet si një kosto biznesi.
Roli i Fair Play Financiar tashmë e ka humbur kuptimin pasi Manchester City shpenzoi mbi 100 milionë euro për Jack Grealish ndërsa Paris Saint-Germain e ka mbushur skuadrën yje për të cilët do të paguajë paga marramendëse.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?