Vdiq në moshën 58 vjeçare komediani anglez
Ka vdekur në moshën 58 vjeçare aktori anglez, Sean Lock.
Lock është bërë i njohur nga show-komedi të ndryshme, të cilat janë transmetuar në televizione angleze.
Ai ka qenë pjesë e The Last Leg, Have I Got News for You, The Big Fat Quiz of the Year, të cilat kanë ndihmuan në ngritjen e krijimtarisë së tij artistike.
Familja e Lock ka bërë të ditur se komediani i njohur tashmë një kohë ishte duke vuajtur nga sëmundja e kancerit, gjë për të cilën ishte duke marrë trajtimin e nevojshëm.
Gjithashtu, përmes një komunikate për media është bërë e ditur se aktori ka vdekur në gjirin familjar.
Artistë të njohur ndërkombëtarë përmes postimeve të ndryshme kanë ngushëlluar familjen e Lock, duke thënë se janë pranë tyre në këto ditë të vështira për ta./21Media

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?