Abdixhiku pas mbledhjes së LDK-së në Pejë: Mobilizimi ynë fillon tash
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është mbledhur në Pejë së bashku me kandidatët e LDK-së për kryetar komunash si dhe anëtarët e Kryesisë Qendrore.
Abdixhiku tha se në këto zgjedhje garon me ekipin më të kualifikuar në vend.
“Erdhëm në Pejën e Dukagjinit, bashkë me gjithë kandidatët e LDK-së nëpër komunat Kosovës dhe me anëtarët e Kryesisë Qendrore. Gjatë pasdites e mbrëmjes, ndamë përvojat, morrëm detyrat, bashkuam forcat e u zotuam për rikthimin e madh të shtëpisë së madhe. LDK në këto zgjedhje garon me ekipin më të kualifikuar në vend. Njerëz me integritet, përvojë, dije e vullnet të jashtëzakonshëm për ti shërbyer vendit. Kemi dëgjuar, po dëgjojmë, po kthehemi. Në këtë garë kemi gjashtë kryetarë aktual shembuj puna e të cilëve njeh vetëm mbështetje qytetare. Për herë të parë në historinë politike në vend, kemi tri gra kandidate e dy anëtarë të mërgatës që me dijen e bagazhin e tyre i sjellim vendit risi. LDK ka dhe veprimtarë të devotshëm e ekipe asambleistësh të përkushtuar nëpër gjithë Kosovën. Mobilizimi ynë fillon tash. Të gjithë, për të gjithë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook./21Media
/21Media