Kaloni te përmbajtja kryesore

Pritje deri në 3 orë në Merdare

Mëngjesi i së martës rikthehu fluksin në dy prej pikë kalimeve kufitare të vendit.
Pritjet më të gjata vazhdojnë të jenë në Merdarë ku në hyrje pritjet janë minimale deri në dhjetë minuta dhe kolona e mjeteve është 50 metra. Ndërsa, në dalje situata është më e rëndë pasi pritjet janë deri në 3 orë, ndërsa kolona e mjeteve është deri në 1 kilometër.
Në pikë kalimin kufitar më të madh me Shqipërinë, në Vërmicë, mëngjesin e së martës është vënë re fluks më i madh. Nëse në hyrje pritjet janë minimale, në dalje ato shkojnë deri në 30 minuta me kolonën e mjeteve deri në 400 metra.
Në të gjitha pikë kalimet e tjera kufitare, si në hyrje ashtu edhe në dalje, pritjet nuk shkojnë më shumë se dhjetë minuta.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button