Jeff Bezos në Sarandë me super-jahtin e tij?

Një jaht luksoz është parë sot në Portin e Sarandës. Në bordin e saj ndodhet dhe një helikopter.
Ekuipazhi i Jahtit ka kërkuar të qëndrojë tre ditë në port, por ende nuk është marrë një vendim.
Jahti mendohet se është i multi miliarderit Jeff Bezos. Megjithatë, akoma nuk është bërë e ditur nëse në jahtin “Flying Fox” është i Bezos apo nëse dikush e ka marrë me qira.
Janë të shumtë jahtet luksozë të cilët ndalojnë në portin e Sarandës për tu furnizuar me karburant pasi që në Shqipëri nuk ka taksë për mjetet e luksit.

Back to top button