Nuk kishte maskë, sulmohet dhe largohet nga objekti
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast sulmi në Prishtinë.
Një person është shtyrë dhe larguar nga një objekt nga një person tjetës, pasi nuk kishte maskë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Migjeni” më datë 25.08.2021, rreth orës 12:20.
Lidhur me rastin janë intervistuar dy dëshmitarë rasti. Është njoftuar prokurori, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./21Media