Afganët sonte arrijnë në Kosovë
Grupi i parë i kontraktuesve afganë që punojnë në NATO dhe familjeve të tyre, do të arrijë sonte në orën 20:15 në Aeroportin e Prishtinës.
Këtë e ka bërë të ditur Zyra e Presidentes së Kosovës dhe ajo e Kryeministrit të Kosovës.
Kosova është zotuar se do të presë një numër të afganëve të cilët po evakuohen prej Aeroportit të Kabulit. Largimi i tyre vjen si pasojë e marrjes së pushtetit në Afganistan nga talibanët./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?