Sabri Fejzullahu tregon se si bëhet djathi, thotë se ka mbajtur dhi e pula
Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur nga publiku, Sabri Fejzullahu sonte ishte i ftuar në emisionin “21 Gradë” të RTV21, ku përveç muzikës, foli edhe për tema të tjera.
Gjatë emisionit, artisti tregoi se si bëhet djathi.
Tutje, këngëtari tha se ka mbajtur dhi të kuqe, por edhe 150 apo 160 pula, në Bardhosh të Prishtinës. Ai u shpreh se e do shumë natyrën.
Videon mund ta gjeni duke klikuar këtu.
Kujtojmë që, projekti i fundit i Sabri Fejzullahut është “Vula e Dashurisë”. Projekti është publikuar më 20 mars dhe deri tani në Youtube ka arritur mbi 1 milion klikime./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?