Kaloni te përmbajtja kryesore

I dëgjuat 3 projektet e reja të Sinan Hoxhës?

Këngëtari i njohur, Sinan Hoxha është shumë aktiv përsa i përket projekteve muzikore.
Artisti sonte ka publikuar 3 projekte të reja, për të cilat kishte paralajmëruar se do të jenë pjesë e albumit të tij.
Kënga e parë titullohet ”Loti qe pikon” dhe është realizuar me videoklip. Për tekstin e këngës është kujdesur ”2 Step”, ndërsa për muzikën Marsel Gunga.

Ndërsa, projekti i dytë muzikor është ”Dashni Dashni”, e cila po ashtu është realizuar me videoklip. Për tekstin e këngës është kujdesur Armand Trebicka.

Ndërkaq, projekti i tretë titullohet “Top modele”, i cili po ashtu është realizuar me videoklip. Për muzikën e këngës është kujdesur Marsel Gunga, ndërsa për tekstin Armand Trebicka.

Sinan Hoxha ka bërë të ditur se me këto tri këngët e fundit kompletohet albumi i tij./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button