Kaloni te përmbajtja kryesore

Sabriu me fjalë të mëdha kujton miqtë e tij tashmë të ndjerë

Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu është shumë i dashur për publikun shqiptar.
Ai sonte ka qenë i ftuar në emisionin veror ”21 Gradë”, që transmetohet në RTV21, ku ka kujtuar miqtë e tij tashmë të ndjerë, Ibrahim Krajkovën- Lecin, Rasim Thaqin- Cimën, Adem Mikullovcin, Ali Ahmetin dhe Nexhmije Pagarushën.
Sipas Sabri Fejzullahut, Cima asnjëherë nuk ka gënjyer, madje as fëmijët e vegjël, shkruan rtv21.tv

Ndërsa për Lecin, Sabriu ka theksuar se ka qenë artist në shpirt.

Ndërkaq, si njeri që e ka dashur shumë teatrin Sabriu e ka cilësuar aktorin e njohur, Adem Mikullovcin.
Duke kujtuar miqtë e tij, Sabri Fejzullahu nuk ka harruar ta permend se kush ia ka vendosur emrin ”Sabriano di Fejza”.
Ndërsa, në fund të Sabriu nuk e ka lënë pa e përmendur edhe Nexhmije Pagarushën, për të cilën ka deklaruar se se nuk është bilbil, por histori e kulturës mbarëshqiptare./21Media
 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button