22 persona humbin jetën nga Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë  e infektimit me Covid-19 kanë vdekur 22 persona.
Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 14 mijë e 284 testime, 1 mij e 894 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-1. Në total numri i rasteve aktive është 27.404.
Sot janë regjistruar 1 mijë e 354 qytetarë të shëruar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 117.011.
Ministria e Shëndetësisë, njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 15.835 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 841.591 doza të vaksinës. Me dozën e dytë deri më sot janë vaksinuar 284.269 qytetarë.
Bëhet e ditur se deri tani janë vaksinuar 31% të popullatës./21Media 

Back to top button