Kamala Harris: Të forcojmë marrëdhëniet Kosovë-SHBA
Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris ka thënë se ishte kënaqësi të bisedonte me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani për të falënderuar shtetin e Kosovës për mikpritjen e afganëve në kampin Bondsteel.
Harris në një postim në “Twitter” shkruan se me presidenten Osmani u pajtuan që të vazhdojnë forcimin e marrëdhënieve të rëndësishme SHBA-Kosovë.
“Ishte kënaqësi të flisja me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për të shprehur falënderimin e shtetit tonë për Kosovën për mikpritjen e afganëve në Kampin Bondsteel. Ne u pajtuam të vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet e rëndësishme SHBA-Kosovë”, shkruan Harris.
It was a pleasure to speak with President @VjosaOsmaniPRKS yesterday to extend our nation’s thanks to Kosovo for hosting vulnerable Afghans at Camp Bondsteel. We agreed to continue to strengthen the important U.S.-Kosovo relationship.
— Vice President Kamala Harris (@VP) September 4, 2021
Ndryshe, mbrëmë edhe Presidenca e Kosovës ka njoftuar se presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris.
Kosova ka shprehur gatishmërinë që të strehojë përkohësisht rreth 2.000 afganë, të cilët kanë bashkëpunuar me forcat e SHBA-së dhe NATO-s. Deri më tani në Kosovë janë strehuar rreth 500 afganë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?