Covid: 6 shtatzëna me oksigjenoterapi…
10 shtretër të lirë në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj
Në QKUK, asnjëra nga gratë shtatzëna që kanë kërkuar trajtim spitalor nuk është vaksinuar kundër koronavirusit. Reparti i gjinekologjisë bëri të ditur se një shtatzënë është në gjendje të rëndë pas infektimit me Covid-19. Ndërsa në spitalin e Ferizajt, janë hospitalizuar 85 pacientë, 8 prej të cilëve në gjendje të rënduar shëndetësore.(Teksti-Xheneta Veliu, kamera: Vllaznim Jakupi)./21Media