Muriqi i dëshpëruar pas ndeshjes kundër Spanjës: Më vjen keq
Kosova u mposht 0:2 ndaj Spanjës. Vedat Muriqi ka thënë se i vije keq për rastin e humbur në ndeshjen ndaj Spanjës, të zhvilluar në “Fadil Vokrri”.
“Është dashtë gjuajtje më e mirë. Më vjen keq, por luajtëm ndaj një superfuqie si Spanja. Patem 3 a 4 raste të 100%. Kishim mundur me bë të pamundurën, por nuk arritëm.Shpresojmë që në ndeshjet e fundit të nxjerrim sa më shumë pikë” – tha Muriqi.
Kjo ndeshje ishte kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror Katar 2022.