Këshilli i ambasadorëve për tragjedinë në Tetovë: Institucionet të tregojnë sa më shpejtë shkaqet e zjarrit
Këshilli i ambasadorëve përmes një kumtese me shkrim njoftoi se me dhimbje e pikëllim të thellë e pranoi lajmin për zjarrin që e kaploi mbrëmë Qendrën Covid 19 në Tetovë, me ç’rast pati persona të vdekur dhe të lënduar rëndë.
“Këshilli i ambasadorëve familjeve të viktimave u shpreh ngushëllimet e thella dhe dhimbjen dhe pikëllimin e ndanë me ata përderisa të lënduarve u uron shërim të shpejtë dhe të suksesshëm dhe pret që institucionet përkatëse të shtetit të dalin para opinionit me informata dhe sqarime përkatëse për motivet dhe shkaqet e ndodhjes së kësaj tragjedie të paparë deri më tash në Tetovë dhe më gjerë”, u bë e ditur në kumtesën e Këshillit të ambasadorëve.
Deri tani, nga Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut kanë konfirmuar se janë 10 viktima dhe se numri mund të rritet. Por, asnjë informacion shtesë që pas mesnatës. Ndërsa, nga Mjekësia ligjore në Shkup për TV21 kanë bërë të ditur se nga Tetova janë dërguar 14 viktima./21Media