​Pjesëtarëve të KFOR-it ia vjedhin qenin në Prizren

 
Dy pjesëtarë të personelit të KFOR-it turk dje kanë raportuar në stacionin Policor Prizren se u është vjedhur një qen, pronë private e personelit të KFOR, duke sjellë edhe një video nga kamerat e sigurisë ku shihej një person duke e futur qenin në automjetin e tij .
“Pas një pune hetimore nga ana e njësive policore të Stacionit Policor Prizren është  arritur të që të lokalizohet i dyshuari B.Z., i ditëlindjes 1975, dhe tek i njëjti është gjet dhe sekuestrua qeni. Është kontaktuar  personel i KFOR-it dhe iu është kthyer qeni”, thuhet në komunikatë e Policisë së Kosovës.
Lidhur me ketë rast është njoftuar prokurori i shtetit për veprimet e ndërmarruna lidhur me ketë dhe rasti shkon në proceduar të rregullt./21Media

Back to top button