Burri kërcënon gruan

Dje një femër nga Prizreni ka raportuar se është kërcënuar nga bashkëshorti i saj, i cili dyshohet se tani është jashtë Republikës së Kosovës.

”Viktima ka deklaruar se i dyshuari vazhdimisht ushtron dhunë ndaj saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokuror i shtetit i cili ka rekomanduar që viktima së bashku me fëmijët të strehohen në një vende të sigurt gjë e cila është realizuar nga punëtori i QPS-së”, është bërë e ditur në raportin e policisë.

Rasti ende është nën hetime./21Media

Back to top button