Kaloni te përmbajtja kryesore

“Jetik e ka të ketë presidentin e kontrolluar nga vetë…” – Muhaxheri hedh akuza ndaj Kurtit

(Lajm i përditësuar)


“Jetik e ka të ketë presidentin e kontrolluar nga vetë…” – Muhaxheri hedh akuza ndaj Kurtit

Analisti politik, Arton Muhaxheri në emisionin “Click” të RTV21, ka deklaruar se vendi mund të përballet me një palë të reja zgjedhjesh, si pasojë e mungesës së vullnetit politik për marrëveshje.

Sipas tij, deklaratat e kryeministrit në detyrë Albin Kurtit tregojnë sinjale për një situatë të tillë.

“Deklaratat e Kurtit prej natës kur ke fituar edhe sot, po më jep sinjale të mjaftueshme që Kosova do të përballet edhe me një palë zgjedhje si rezultat i mos-pasjes së vullnetit të Kurtit për me arritë me zgjedhje. Zgjidhjen e presidentit, presidentin me pasë të kontrolluar nga vetë e ka jetik, për faktin se dihet roli i presidentit në dekretimin e prokurorëve. Synimi i tij është për me kap më shumë drejtësinë dhe prandaj jashtëzakonisht i duhet shumë presidenti. Kryetari i kuvendit nuk i duhet sa i duhet presidenti”, tha Muhaxheri./RTV21/21Media


“Le të kuqet harta deri te molla e kuqe” – Muhaxheri ironizon Vetëvendosjen

Analisti politik, Arton Muhaxheri në emisionin “Click” të RTV21 tha se Lëvizja Vetëvendosje është në një eufori elektorale, duke komentuar rezultatet e votave të diasporës dhe ndikimin e tyre në komuna.

Ai ndër të tjera tha se Vetëvendosje nuk ka vullnet për kompromis dhe gaditshmërinë për dialog mes partive politike për gjetjen e një zgjidhje për vendin.

“Aktualisht Vetëvendosje është në një euforie elektorale ku me votat e diasporës janë duke shikuar se cilat komuna po i kuqet, u kuq Istogu, u kuq Malisheva. Për mua le ta kuqë deri te molla e kuqe ku e kemi origjinën ne, por kur nuk mundesh me bërë qeverinë, nuk je i gatshëm me bërë kompromise, nuk je i gatshëm me bërë dialog mes partive politike për gjetjen e një zgjidhje për Kosovën, le t’i ka sado numra, le të kuqet sado harta e Kosovës, edhe përtej hartës të Kosovës, por nuk po don, nuk ka vullnet”, deklaroi Muhaxheri./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button