Peci paralajmëron: Edhe nëse merr 53 ulëse VV-ja, do të jetë problematike

(Lajm i përditësuar)
Peci paralajmëron: Edhe nëse merr 53 ulëse VV-ja, do të jetë problematike
Analisti politik, Lulzim Peci në emisionin “Click” të RTV21, ka deklaruar se edhe nëse Lëvizja Vetëvendosje siguron 53 ulëse në Kuvend, situata politike do të mbetet problematike.
“Edhe me 53 ulëse nëse i merr VV-ja, do të jetë problematike. Me 61 deputetë ose 62, nuk do të jetë qeveri stabile”, tha Peci në RTV21./RTV21/21Media
“Kjo storje mund të vazhdon” – Peci nuk e përjashton një tjetër palë zgjedhjesh
Analisti politik, Lulzim Peci në emisionin “Click” të RTV21, duke folur për situatën politike në vend u shpreh se nuk e përjashton mundësinë e shkuarjes në zgjedhje edhe një herë.
Ai foli edhe për marrëveshjen për presidentin.
“Unë besoj që opozita nuk do të pranoj që presidenti i vendit të jetë poashtu dikush i cili është preferencë ekskluzive e Vetëvendosjes. Nuk e përjashtoj mundësinë që ne mund të shkojmë në zgjedhje edhe një herë, sepse këtu ose duhet të ketë marrëveshje për presidentin ose shkojmë në zgjedhje. Kjo storje mund të vazhdon derisa të jetë një situatë e tillë”, tha Peci./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?