1 mijë e 879 qytetarë të dënuar për mosrespektim të masave

Për mosrespektim të masave anti-COVID, vetëm dje Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 879 gjoba.
Në vendin tonë nga sot hyjnë në fuqi masat e reja për luftimin dhe parandalimin e COVID-19, masa këto të cilat do të zgjasin deri më 26 shtator.
Në vendimin e Ministrisë theksohet se bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, përveç: Gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë ekskluzivisht anëtarët e ngushtë të familjes; Gjatë vrapit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike dhe Gjatë ngrënies apo pijes.
Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 22:00 deri në ora 05:00./21Media 

Back to top button