Familja Fejzullahu dhe Gjikolli, po shijojnë bashkë pushimet
Familja e këngëtarit, Ermal Fejzullahu dhe ajo e Gjikos, duket se kanë bërë plan t’i shijojnë bashkë pushimet.
Së fundmi artistët kanë shpërndarë fotografi në ”InstaStory”, duke treguar se po kalojnë kohë së bashku.

Ndryshe, dyshja janë edhe shumë aktiv përsa i përket projekteve muzikore. Artistët kanë dy bashkëpunime së bashku.
”Hajmali” dhe ”Sa t’kom dasht”, janë projektet e tyre në bashkëpunim.
Ndërkaq, ”Sa t’kom dasht”, është projekti i fundit i dyshës që është publikuar më 25 qershor./21Media