Kosova nënshkroi marrëveshje me EUROPOL-in

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla sot informoi se finalizoi nënshkrimin e marrëveshjeve me EUROPOL-in.
Siç bëri të ditur ministri, përmes marrëveshjeve, Kosovës i mundësohet caktimi i Zyrtarit Ndërlidhës formal në EUROPOL dhe krijohet linjë e sigurtë e komunikimit dhe shkëmbimit të informacionit me EUROPOL-in.
“Këto marrëveshje, do të mundësojnë bashkëpunim dhe shkëmbim të drejtpërdrejtë e të sigurtë të informacioneve, ndërmjet Republikës së Kosovës, EUROPOL-it dhe Shteteve Anëtare të Unionit Evropian.”, shkroi ministri në facebook./21Media

Show More
Back to top button