Shala: Afro 300 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë të angazhuar në këtë plan operativ

Eksperti i Sigurisë, Drizan Shala sa i përket reciprocitetit për targa, tha se për këtë plan operativ janë të angazhuar mbi 300 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
“Policia e Kosovës nuk është se është hera e parë që është në atë pjesë, bazuar në historikun e intervenimeve të Njësisë Speciale Operative janë mbi pesë intervenime që i kanë bërë në atë pjesë. Duhet potencuar se janë afro 300 pjesëtarë të Policisë së Kosovës të angazhuar në këtë plan operativ”, tha Shala.

Kujtojmë se, janë bërë dy ditë qëkur dy rrugë nacionale që lidhin Kosovën dhe Serbinë mbeten të bllokuara nga serbë lokalë, që po kundërshtojnë masën e reciprocitetit për targat e Serbisë./21Media

Back to top button