Reciprociteti, Pacolli: Është legjitime dhe secili nga spektri politik duhet ta mbështes

Kreu i Alencës Kosova e Re (AKR), ka mirëpritur vullnetin e Qeverisë për të implementuar marrëveshjet që ka prodhuar dialogu Kosovë-Serbi.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës, me të drejtë aplikon instrumentin e reciprocitetit dhe ky vendim është legjitim.
“Në botën e civilizuar implementimi i marrëveshjeve ndërshtetrore është gjëja më normale, dhe në këtë rast, kur Serbia nuk e bën këtë, Qeveria e Kosovës, me të drejtë aplikon instrumentin e reciprocitetit. Është legjitime dhe secili nga spektri politik duhet ta mbështes fuqishëm këtë veprim”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë, shoferët me targa të Serbisë kur hyjnë të Kosovë duhet të marrin targa të përkohshme, njësoj siç obligohen qytetarët e Kosovës me targa RKS që t’i ndërrojnë ose t’i mbulojnë targat kur futen në Serbi./21Media

Back to top button