Bislimi raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane
Sot do të mblidhet Komisioni për Integrime Evropiane.
Në këtë Komision do të shqyrtohet Programi Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2021-2025, e ku i ftuar do të jetë edhe zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.
Do të shqyrtohet edhe plani i veprimit për zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës -Agjendës për Reforma Evropiane (PV ERA II).
Mbledhja do të filloj në ora 09:00./21Media