Programi i Mehmet Ballazhit për Hanin e Elezit
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, shpalosi programin e tij qeverisës në Debate Zgjedhore të RTV21.
Ai tregoi se programi i tij për mandatin katër vjeçar është ndarë në 23 objektiva.
“Ndër prioritete janë: Uji, ambienti, shëndetësia, rritja e punësimit, mbrojtja e të drejtave të të punësuarve në sektorin publik dhe privat, ngritja e nivelit të bashkëpunimit të komunës me qytetarët në procesin e vendimmarrjes dhe transparencën, përmbyllja e investimeve kapitale në infrastrukturë, rritja e nivelit të komunikimit në funksion të ndalimit të kaosit urban, digjitalizimi i shërbimeve administrative, depolitizimi dhe ngritja e nivelit të cilësisë në arsim, ngritja e nivelit të shërbimit në shëndetësi, etj”, tha Ballazhi./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?