Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, plagosen dy persona
Dy persona janë plagosur dje në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, nga një person i cili ndodhet në arrati.
Në raportin e Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku janë gjete dhe sekuestruar disa gëzhoja të fishekëve.
Dy të plagosurit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Rasti vazhdon të hetohet./21Media