MSh: Rivaksinohen 44% të qytetarëve
Gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 3.458 doza të vaksinës prej të cilave 873 janë aplikuar si dozë e parë, ndërsa janë rivaksinuar 2.513 persona, ndërsa 72 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës, kumtoi Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut.
Përfshirë ditën e djeshme janë vaksinuar 793.179 qytetarë, ndërsa janë rivaksinuar 743.374 qytetarë, ndërkaq dozën e tretë e kanë marrë 571 qytetarë. Pra, 53% e qytetarëve mbi moshën 40 vjeçare janë rivaksinuar, ndërsa 33% e popullatës nga mosha 18 vjeçare deri në 39 vjeçare kanë marë një dozë të vaksinës.
Përfshirja me vaksinimin me një dozë te popullata e rritur është 47%, ndërsa me dy doza janë përfshirë 44% e qytetarëve mbi moshën 18 vjeçare.
Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e popullatës së përgjithshme në vendin tonë janë vaksinuar, ndërsa 35% e popullatës në shtet kanë marrë dy doza të vaksinës, u bë e ditur në kumtesën e MSH-së, raporton TV21./21Media