Kaloni te përmbajtja kryesore

Kosova U21 pëson humbje nga Republika Çeke

Ka përfunduar ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe Republikës së Çekisë në grupmoshat U21, ku pas 90’ minutave lojë mysafirët kanë arritur të shënojnë fitore në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Rezultatin e zhbllokoi mbrojtësi 20 vjeçar Adam Gabriel, i cili shënoi golin e fitores për Çekinë në minutën e 38’.
Me këtë humbje, në Grupin G “Dardanët” tani pozicionohen në vendin e katërt me vetëm tre pikë pas tre ndeshjeve të zhvilluara, kurse Çekia gjendet në vendin e parë me gjithsej nëntë pikë.
Ndeshja e sotme mes Kosovës dhe Çekisë në grupmoshat U21 ishte e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian Euro 2023.
Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Çekisë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button