Kosova U19 nikoqire e Uellsit
Sot me fillim nga ora 15:00, Kombëtarja e Kosovës grupmoshat U19 do të zhvillojë ndeshje kundër Uellsit, e vlefshme kjo për xhiron e tretë të grupit 10, në kualifikimet drejt Kampionatit Evropian “Euro 2022”.
Dardanët do të synojnë që ta regjistrojnë fitoren e parë në këtë garë përball Uellsit, ku edhe kjo e fundit nuk di për fitore në dy ndeshje.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, Kosova regjistroi humbje me rezultat minimal 1:0 nga Gjeorgjia, kurse Uellsi pësoi humbje me rezultat të thellë 5:0 kundër Kombëtares së Norvegjisë.
Ndeshja e vetme mes këtyre dy kombëtareve daton në nëntor të vitit 2019, ku asokohe kombëtarja e Uellsit si mysafire e mposhti Kosovën me rezultat solid 2:0.
Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Kosova zë vendin e fundit në grupin 10 me asnjë pikë, kurse Uellsi pozicionohet në vendin e tretë me vetëm një pikë.
15:00 Kosova U19 – Uellsi U19 (Stadiumi Fadil Vokrri)