Sekuestrohen dy mina me telekomandë, arrestohet 34 vjeçari
Një aksion policor është zhvilluar në qytetin e Durrësit.
Në kuadër të operacionit të “Terminali”, janë sekuestruar 2 mina me telekomandë të cilat do shiteshin kundrejt çmimit 6000 euro.
Në pranga është vënë poseduesi i tyre, shtetasi P.D, 34 vjeç, banues në Milot, Kurbin, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.
“Shërbimet e Policisë e kanë ndaluar këtë shtetas në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, në vendin e quajtur “Terminali i autobuzëve”, dhe gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë të cilat ky shtetas do t’i shiste kundrejt shumës 6000 euro”, njofton policia.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./oranews