Kosova U17 mposhti Ishujt Faroe, kaloi në fazën tjetër të Kampionatit Evropian

Ekipi i Kosovës U17 sot ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme kundër Ishujve Faroe, të cilët i ka mposhtur me rezultat minimal 1-0.
Që nga fillimi i ndeshjes “Dardanët” e kanë kërkuar me më ngul fitoren të cilën edhe e kanë arritur duke iu falënderuar golit të minutës së 59’ të realizuar nga Arjol Bllaca.
Në grupin 9 Kosova ka mbledhur gjashtë pikë, duke u renditur në vendin e dytë pas Sllovenisë dhe kështu ka kaluar na fazën tjetër të Kampionatit Evropian.

Back to top button