14 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 3 mijë e 595 testime të realizuara 395 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 245 pacientë të shëruar, ndërsa 14 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?