673 raste aktive me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë 673 raste aktive me COVID-19.
Komuna e Prishtinës aktualisht është e para për nga numri i rasteve aktive me koronavirus, me 123 raste. Pasuar nga Prizreni me 69 raste, Ferizaj 45, Gjilani 42, Klina 37, Obiliqi 36, Fushë-Kosova 35, Drenasi 31, Peja 31, Mitrovica 27, Gjakova 25 e të tjera.
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 10 raste të reja me COVID-19, nga 2 mijë e 484 testime të kryera. Janë shëruar 82 qytetarë, duke e çuar në 156 mijë e 894 numrin e përgjithshëm të të shëruarve./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?