Traileri i filmit “Batman”

 
Në filmin e ri të Warner Bros, “The Batman”, me rolin e Betmen paraqitet aktori Robert Pattinson.
Warner Bros lansoi trailerin e këtij filmi ku  paraqitet një version i errët, i zymtë dhe i dhunshëm. Aty dëgjohet zëri i Pattinson duke thënë: “Frika është mjet. Kur drita godet qiellin, kjo nuk është vetëm thirrje, por paralajmërim”.
Në trailer shihen edhe shumë personazhe ikonike, si ai i Catwoman, me të cilin paqitet Zoe Kravits, Colin Farrell në rolin e Pinguinit, dhe Betmobile, duke dalë i padëmtuar nga një shpërthim në rrugë.
Ky trailer paraqet edhe skenën me policë duke arrestuar një person.
Në qumështin e kafesë së policit që e arreston personin shihet një pikëpyetje, e cila do të thotë ftesë për thirrje të armikut të Betmenit, Riddler.
Në trailer, më vonë dëgjohet zëri i Petinson duke sqaruar situatën në Qytetin Gotham, duke thënë se kjo është një bucelë me barut, dhe Riddler është shënjestra.
Filmi “The Batman”, është ripunim nga filmi Batman i vitit 2014. Me fjalë të tjera, ai paraqet personazhin e famshëm Batman në Gotham City, i cili përballet me vrasësin serik, të njohur me emrin Riddler.
Filmi i ri “Batman” ishte caktuar të lansohej muajin qershor 2021, por prodhimi i tij u shty për shkak të pandemisë së COVID-19.
Tani në SHBA u caktua të lansohet me 4 mars 2022. Janë planifikuar të realizohen edhe dy filma vazhdimësi./21Media

Back to top button