Kina mohon se ka testuar një raketë hipersonike
Kina i mohoi raportet se në fillim të këtij viti ka testuar një raketë hipersonike duke thënë se gjithçka kishte të bënte me një kontroll rutinë të një anije hapësinore.
Ishte gazeta Financial Times që raportoi për këtë test duke thënë se Shtetet e Bashkuara ishin zënë në befasi nga ky veprim i Kinës. Raketat hipersonike janë shumë më të shpejta dhe më të shkathëta se ato normale, që do të thotë se janë më të vështira për t’u kapur.
Shqetësimet për rritjen e aftësive bërthamore të Kinës janë në rritje.
Të hënën (18 tetor), zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Lijian tha në një konferencë për media se testi rutinë ishte kryer për të verifikuar lloje të ndryshme të teknologjisë së anijeve hapësinore.
“Ajo ishte një anije kozmike dhe jo një raketë”, tha ai. Sipas tij, shumë vende tjera kanë kryer teste të ngjashme në të kaluarën.
Ai tha se raporti i Financial Times ishte i pasaktë./kallxo