U arrestua 55 vjeçari që gjuajti me armë në ditën e zgjedhjeve

Policia sot ka informuar se në Skënderaj është arrestuar i dyshuari R.N., 55 vjeçar, i cili dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në ditën e zgjedhjeve, në shenjë feste.
“Me datë 17 tetor 2021, rreth orës 21:300, pas përfundimit të zgjedhjeve në sheshin ”Adem Jashari”, është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Njësia e hetimeve pas një punë operative hetimore kanë arritur ta identifikojnë automjetin nga i cili dyshohet se me datën 17 tetor 2021 rreth orës 21:30,  dhe personin e dyshuar R.N., 55 vjeçar, i cili dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në shenjë feste.”, është bërë e ditur në komunikatë.
Sipas policisë, shtetasit të Kosovës si provë materiale i është sekuestruar një armë e llojit Zastava, një karikator me 5 fishekë.
“Personi është intervistuar në cilësi të të dyshuarit, ndërsa pas procedurave intervistuese sipas udhëzimit të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale: ,,Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve’’ dhe ”Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm’’”, ka informuar tutje policia./21Media

Back to top button