59 pacientë me COVID-19 po trajtohen në SHSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës njoftoi se 59 pacientë me COVID-19 po marrin trajtime mjekësore në klinikat COVID në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.
Prej tyre 29 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 2 të tjerë në kuadër të mjekimit intensiv.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 11 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-COVID-19,
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë,
Spitali i Prizrenit, 1 pacientë,
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë,
Spitali i Gjilanit, 2 pacientë,
Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë, si dhe
Spitali i Ferizajt, 6 pacientë./21Media

Back to top button