“Aliu” po bëhet baba
Aktori turk Taner Ölmez i cili në Kosovë u bë i njohur fal rolit të “Aliut” në serialin “Doktori i Mrekullive” së shpejti do bëhet baba.
Mediat turke, raportojnë se Taneri dhe bashkëshortja e tij Ece Çeşmioğlu janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Taneri dhe Eçe janë martuar muajin qershor. Dyshja për këtë ditë patën organizuar një festë madhështore e cila ka bërë bujë të madhe në mediat roze të Turqisë./21Media
