Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani në vizitë zyrtare në Portugali

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka filluar vizitën zyrtare në Portugali.
Gjatë qëndrimit në këtë shtet, Osmani do të takohet me presidentin e Potugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, kryetarin e parlamentit, Eduardo Ferro Rodrigues, ministrin e jashtëm Augusto Santos Silva, ministrin e mbrojtjes Joao Gomes Cravinho si dhe shefin e Forcave të Armatosura, admiral Silva Ribeiro.
Presidentja gjithashtu do të mbajë fjalim në Samitin Global të Grave në Lisbonë, do ta ketë një diskutim në Institutin Universitar të Lisbonës (ISCTE), takim me bizneset si dhe me një grup të diasporës në këtë shtet.
Ndryshe, vizita e Osmanit në këtë shtet është e para e një presidenti të Kosovës, që nga njohja e pavarësisë nga Portugalia, në tetor të vitit 2008./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button