Gjira larg muzikës, shijon ditët e bukura me fëmijët
Dikur ishte shumë aktive me publikimin e projekteve të reja muzikore, kurse tani kohën më të madhe po e kalon pranë familjes.
Bëhet fjalë për artisten e njohur Gjira Kajtazi e cila është nënë e dy fëmijëve. Me djalin, vajzën dhe partnerin Gjira po jeton një jetë të lumtur në Gjermani.
Çaste të mira që kalon me familje Gjira kohë pas kohe për fansat e saj i publikon në rrjetet sociale.

Kujtomë se në vitin 2014, Gjira publikon albumin “Dimi E Patika”. Album ky që përmban gjithsej 14 këngë, në mesin e tyre është edhe bashkëpunimi me Argjentina Ramosaj “Deja Vu”, i cili në Youtube numërmon mbi 3 milionë klikime./21Media
