Pas një mosmarrëveshje në trafik sulmoi policin, arrestohet
Është arrestuar një i dyshuar, pasi që pas një mosmarrëveshje në trafik, i njëjti ka sulmuar zyrtarin policor, që ishte në kryerje të detyrës.
Rasti ka ndodhur dje në Prishtinë.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se nga i dyshuari është konfiskuar sprej dhe një thikë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?