Macroni-Bidenit: Provat janë më të mira se deklaratat
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i ka thënë presidentit francez, Emmanuel Macron se SHBA-të ishin “të ngathëta” në lidhje me paktin e nënshkruar midis Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe Australisë që i humbi Francës miliarda.
Ky ishte takimi i parë midis dy liderëve që nga marrëveshja e paktit Aukus – që do t’i lejojë Australisë të ndërtojë nëndetëse me energji bërthamore.
Aukus shkaktoi një grindje me Francën, e cila humbi një marrëveshje prej 37 miliardë dollarësh me Australinë, transmeton rtv21.tv.
Macron tha se ishte e rëndësishme të “shikojmë drejt së ardhmes”.
Duke folur pas takimit me Biden të premten, Macron u tha gazetarëve “besimi është si dashuria, deklaratat janë të mira, por prova është më e mirë”.
Takimi mes dy presidentëve u zhvillua në ambasadën e Vatikanit të Francës në Romë, Villa Bonaparte./21Media