Krijuesi i ”Squid Game”: Netflix nuk më pagoi ndonjë bonus për suksesin e serialit

Krijuesi i ”Squid Game”, Hwang Dong-hyuk zbuloi se nuk mori një bonus nga ”Netflix”, pasi ky film u bë shfaqja më e njohur.
Netflix konfirmoi në fillim të këtij muaji se seriali korean ”Squid Game” ishte seriali më i shikuar ndonjëherë… por kjo nuk e bëri më të pasur krijuesin ose skenaristin e  serialit, Hwang Dong-hyuk, shkruan DailyMail.
Seriali, i cili ndjek një grup të panjohurish të përzgjedhur rastësisht të mbushur me borxhe, të zgjedhur për të konkurruar në lojëra vdekjeprurëse me një çmim masiv, u shikua nga një rekord prej 111 milionë abonentësh, duke mposhtur lehtësisht Bridgerton si shfaqjen më të madhe të ”Netflix”.
Hwang, 50 vjeç, i cili shkroi dhe drejtoi të nëntë episodet e ”Squid Game”, u pyet në një intervistë me ”The Guardian”, nëse ai tani është po aq i pasur sa konkurrenti fitues i lojës, kështu ai kishte buzëqeshur dhe kishte zbulur se nuk i është ndonjë bonus nga ”Netflix”./21Media

Back to top button