Data e publikimit të albumit të Rinës ka një kuptim të veçantë

Rep-artistja, Rina Balaj ka kohë që ka paralajmëruar se do të lansoj albumin e saj.
Së fundmi, përmes një postimi në ”Instagram”, Rina i ka shpalosur të gjitha informatat që kanë të bëjnë me albumin.
Në fakt data e publikimit të albumit ka një kuptim shumë të veçantë. Albumi me 9 këngë do të lansohet me 9 nëntor.
Të gjitha këto 9-ta konsistojnë në vitin e saj të lindjes që është ”1999”.
Më tej, në postim artistja zbuloi edhe këngët e tjera që do të përmbajë albumi si:  ”Bad Rosita”, ”California”, ”Addiction”, ”Aver”, ”Mia”, ”Sativa”, ”1 joint”, ”Fighter”.

Kujtojmë që, projekti i fundit muzikor nga Rina është ”Addiction”, i cili është publikuar më 16 shtator./21Media

Back to top button