Nga nesër qytetarët mund të vaksinohen edhe në qendra tregtare

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nga nesër do të shfrytëzojë edhe qendra tregtare si vende për të vaksinuar qytetarët kundër COVID-19.
Ekipi mobil për vaksinim kundër COVID-19 nesër do të qëndrojë në “Albi Mall” në Prishtinë, prej orës 12:00 deri në 20:00.
“Së shpejti edhe në komuna dhe në qendra të tjera”, ka paralajmëruar MSH-ja.
Deri tash, në nivel vendi janë administruar një milion e 575 mijë vaksina kundër virusit. Prej tyre, mbi 734 mijë qytetarë i kanë marrë të dyja dozat, ndërsa 105 mijë janë në pritje të dozës së dytë.
MSH-ja dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në vazhdimësi po bëjnë thirrje për vaksinim, duke paralajmëruar se vala e ardhshme është e pashmangshme./21Media

Back to top button