Liga e Evropës, ja rezultatet e ndeshjeve të sotme

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së katërt në Ligën e Evropës, ku kemi pasur disa rezultate tejet interesante.
Skuadrat si Napoli, Lyon, Fenerbahçe e Bayer Leverkusen kanë arritur të arkëtojnë tre pikët e plota sot përballë kundërshtarëve të tyre.
Napoli e ka mposhtur Legian me rezultat 4:1, skuadra e Lyon ka shënuar fitore me rezultat 3:0 kundër Sparta Pragues, njëjtë sikurse Fenerbahçe që regjistroi fitore kundër Royal Antwerp, kurse Bayer Leverkusen mposhti me rezultat të thellë 4:0 skuadrën e Real Betis.
Kurse në derbin mes skuadrës franceze Marseille dhe asaj italiane Lazio pas 90’ minutave nuk ka pasur fitues, ku rezultati është i barabartë 2:2.
Rezultatet e të gjitha ndeshjeve të sotme të xhiros së katërt të Ligës së Evropës i gjeni më poshtë.
Brondby 1 – 1 Rangers
Galatasaray 1 – 1 Lokomotiv Moscow
Genk 2 – 2 West Ham United
Legia 1 – 4 Napoli
Lyon 3:0 Sparta Prague
Monaco 0:0 PSV
Olympiacos 1:2 Eintracht Frankfurt
Real Sociedad 1:1 Sturm Graz
Royal Antwerp 0:3 Fenerbahçe
Bayer Leverkusen 4:0 Real Betis
Braga 4:2 Ludogorets
Crvena zvezda 0:1 Midtjylland
Dinamo Zagreb 3:1 Rapid Vienna
Ferencvaros 2:3 Celtic
Leicester City 1:1 Spartak Moscow
Marseille 2:2 Lazio.

Back to top button