Çmimet globale të ushqimeve kanë arritur nivelin më të lartë në 10 vitet e fundit
Çmimet globale të ushqimeve kanë arritur nivelin më të lartë në më shumë se një dekadë, pasi u rritën me më shumë se 30% vitin e kaluar, thotë Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).
Shifrat e agjencisë theksuan koston në rritje të drithërave dhe vajrave bimore në mbarë botën, transmeton rtv21.tv.
Ndërprerjet e furnizimeve, çmimet e larta të mallrave, mbyllja e fabrikave dhe tensionet politike po ndikojnë në rritjen e çmimeve.
FAO tha se masa e saj e çmimeve të drithërave ishte rritur me më shumë se 22% krahasuar me një vit më parë./21Media