4 viktima nga Covid-19 në Shqipëri
Në 24 orët e fundit janë shënuar 4 viktima nga Covid-19 në Shqipëri.
Ndërkaq, janë regjistruar 631 raste të reja me koronavirus në nivel vendi.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 293 raste, 39 në Durrës, 33 në Fier, 30 në Sarandë, 27 në Elbasan, 19 në Kamëz, nga 16 qytetarë në Gjirokastër, Lushnje, 14 në Berat, 12 në Korçë, nga 11 qytetarë në Vlorë, Patos, 10 në Bulqizë, 9 në Shkodër, nga 8 qytetarë në Kukës, Krujë, 6 në Këlcyrë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Dimal, Mallakastër, Kavajë, Lezhë, nga 4 qytetarë në Tropojë, Divjakë, Libohovë, nga 3 qytetarë në Pogradec, Rrogozhinë, Vorë, Shijak, Kurbin, nga 2 qytetarë në Dibër, Mat, Devoll, Peqin, nga 1 qytetar në Librazhd, Skrapar, Kolonjë, Memaliaj, Dropull, Delvinë, Has, Pukë, Vau i Dejës.
Aktualisht në spitalet Covid në Shqipëri, po marrin trajtim 167 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.
7,827 është numri i pacientëve aktiv të infektuar. Ndërsa, janë shëruar 580 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit./oranews
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?